Politike

“8 Dhjetor i dytë”/ Presidenca: Tubimi i Metës synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë

24 Nëntor 2019, 14:13 Nga DOSJA
“8 Dhjetor i dytë”/ Presidenca: Tubimi i Metës synon

TIRANË- Më 8 dhjetor presidenti Ilir Meta do të organizojë një tubim “mbarëpopullor” për ditën e rinisë. Lajmi është komunikuar nga këshilltari për mediet dhe zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi bën me dije se tubimi do të organizohet në Sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti, me qëllimin për të provokuar nisjen e një dialogu me Shqipërinë.

Postimi i plotë i Tedi Blushit: 

Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!
SHQIPËRIA E PARA!

Kjo lëvizje  e Metës vjen në një kohë kur vendi ndodhet në kulmin e krizës politike, ndërsa më herët ka bërë thirrje për referendum popullor, lidhur me ngërçin që është krijuar sidomos pas emërimeve të para në Gjykatën Kushtetuese.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e rinise ilir meta tubim ne qytet student dita e rinise ilir meta tubim ne qytet student

Sondazh

Poll

Politike 23 Nëntor 2019, 19:38

TIRANË- Lulzim Basha kohët e fundit është parë nëpër shqipëri me turin e takimive “Rrugëtimi për Shqipërinë”, por dikur në media është shkruar se ai udhëto...