Bota

18 vende përfshirë SHBA-në thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve

Përfshirë SHBA, letra është nënshkruar nga Argjentina, Austria, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja, Tajlanda dhe Britania e Madhe

25 Prill 2024, 15:55 Nga E. D
18 vende përfshirë SHBA-në thirrje për armëpushim
foto ilustruese

GAZA- Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një letër të përbashkët të nënshkruar nga liderët e 18 vendeve duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza për mbi 200 ditë. Ato përfshijnë qytetarët tanë. Fati i pengjeve dhe popullatës civile në Gaza, të cilët mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar, është një shqetësim ndërkombëtar. Marrëveshja në tryezë për lirimin e pengjeve do të sillte një armëpushim të menjëhershëm dhe të zgjatur në Gaza, që do të lehtësonte kalimin e ndihamave humanitare në të gjithë Gazën dhe do të çonte në përfundimin e armiqësive. Banorët në Gaza do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë dhe tokat e tyre. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit për të sjellë njerëzit tanë në shtëpi," thuj në deklaratë. 

Përfshirë SHBA, letra është nënshkruar nga Argjentina, Austria, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja, Tajlanda dhe Britania e Madhe

Nga ana e tij, Izraeli duket se do të nisë një ofensivë tokësore të planifikuar në Rafah në jug të Gazës, me mediat izraelite që raportojnë se IDF i ka thënë qeverisë se është gati dhe në pritje të urdhrave, dhe mbledhjen e kabinetit të luftës të Benjamin Netanyahu për të diskutuar planet.

Familjet e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza kanë bërë presion mbi qeverinë e Netanyahut për të rifilluar negociatat për një armëpushim të përkohshëm në këmbim të lirimit të të dashurve të tyre. Hamasi dhe grupet e tjera militante morën peng rreth 250 persona më 7 tetor. 105 u liruan si pjesë e një marrëveshjeje pengjesh nëntorin e kaluar në këmbim të një pauze në luftime. Gjithahshtu ende nuk dihet se sa nga pengjet janë ende gjallë.

lufta në gaza

Sondazh

Poll