Bota

Punonjësit e 4 supermarketeve zbulojnë drogë në arkat e bananeve, mobilizohet policia gjermane, nisin hetimet

Bëhet e ditur se punonjësit e kanë gjetur drogën mëngjesin e sotëm teksa bënin klasifikimin e mallit. Mobilizimi i policisë ka qenë i menjëhershëm. Burra të armatosur rëndë u vendosën brenda dhe jashtë ndërtesave ku u gjet droga.

25 Prill 2024, 14:40 Nga N.F
Punonjësit e 4 supermarketeve zbulojnë drogë në arkat e
Foto ilustruese

GJERMANI- Punëtorë të shumë supermarketeve në Gjermani që shesin produkte me çmime të ulëta janë shokuar nga zbulimi i kokainës në mallra të ndryshme. Kokaina u gjet në supermarkete në Berlin dhe Brandenburg , siç raporton gazeta gjermane Bild, duke cituar burime sigurie.

Aktualisht nuk dihet numri i supermarketeve të Berlinit ku u gjet droga. Në Brandenburg, megjithatë, policia dyshohet se gjeti drogë në katër supermarkete. Siç raporton gazeta gjermane, autoritetet vlerësojnë se sasia e kokainës që ata kanë zbuluar në mall varion nga 20 deri në 100 kilogramë për supermarket.

Policia është ende në hetimin e mallit dhe për këtë arsye mbetet e paqartë sasia totale e kokainës që pritet të sekuestrohet. Bëhet e ditur se punonjësit e kanë gjetur drogën mëngjesin e sotëm teksa bënin klasifikimin e mallit. Mobilizimi i policisë ka qenë i menjëhershëm. Burra të armatosur rëndë u vendosën brenda dhe jashtë ndërtesave ku u gjet droga.


Zëdhënësja e selisë së policisë në Brandenburg, Beate Kardels , konfirmoi se droga u gjet në arkat e bananeve, mes frutave. Megjithatë, sasia e drogës që gjendet në supermarkete duket se i habit edhe studiuesit, siç komenton botimi gjerman.

“Për shkak të vëllimit të pakove ku u gjet kokaina, Ekipi i Përbashkët i Hetimit të Narkotikëve në Zyrën e Policisë Kriminale të Brandenburgut po koordinon hetimet e mëtejshme në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Berlinit”, tha zëdhënësja e selisë së policisë në Brandenburg.

gjermani droge policia

Sondazh

Poll