Bota

Pallati i Buckingham "kopjon" Meghan Markle, promovojnë reçelin e tyre të luleshtrydhes

Në videon e shoqëruar me muzikën e Mozart-it, shfaqet dora e një gruaje duke e lyer reçelin në një petull, briosh dhe mbi një tost.

25 Prill 2024, 15:30 Nga S.B
Pallati i Buckingham "kopjon" Meghan Markle, promovojnë
Meghan Markle

BRITANI E MADHE- Llogaria në Instagram e Buckingham Palace Shop ndau një video që promovonte një reçel me luleshtrydhe vetëm disa ditë pasi Dukesha e Sussex Meghan Markle zbuloi linjën e saj të reçelrave. Në videon e shoqëruar me muzikën e Mozart-it, shfaqet dora e një gruaje duke e lyer reçelin në një petull, briosh dhe mbi një tost.

"Reçeli ynë me luleshtrydhe është bërë duke përdorur vetëm manaferrat më të mira dhe shërbehet në mënyra të ndryshme," shkruhej në mbishkrim. Dyqani gjithashtu u kërkoi ndjekësve të tregonin se si e shijojnë reçelin e tyre në komente.

Disa ndjekës mbretërorë nuk mund të mos vinin re kohën e dyshimtë. Marsin e kaluar, Markle, 42 vjeç, njoftoi në rrjetet sociale markën e saj të re American Riviera Orchard.

Pallati i Buckingham "kopjon" Meghan Markle, promovojnë
Meghan Markle

Në fillim të këtij muaji, American Riviera Orchard debutoi produktin e saj të parë: kavanoza me reçel të freskët. Kjo bëri që fansat të mos heshtnin dhe të vinin në pah se Pallati kishte si qëllim të merrte vëmendjen nga Markle.

Reçel me logo dhe pikërisht me luleshtrydhe? Nuk duket aspak rastësi. Gjithsesi nga palët nuk ka patur asnjë koment deri më tani, por një gjë është e sigurt që fansat mbretërorë nuk do rreshtin së komentuari mbi këtë postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Buckingham Palace Shop (@buckinghampalaceshop)

meghan markle recel pallati buckingham

Sondazh

Poll