Bota

Kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme belge: Spiunët kinezë kanë hakeruar të dhënat e mia

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo të enjten për transmetuesin publik VRT.

25 Prill 2024, 14:48 Nga M.B
Kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme belge: Spiunët
Els Van Hoof

BRUKSEL- Spiunët kinezë kanë hakuar laptopin e Els Van Hoof, kryetares së Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit belg në Parlamentin Federal, në vitin 2021. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo të enjten për transmetuesin publik VRT. Rasti është incidenti i fundit që përfshin akuzat për spiunazh kinez në Evropë.

Mosmarrëveshjet midis Pekinit dhe fuqive perëndimore mbi spiunazhin janë rritur pasi agjencitë e inteligjencës perëndimore japin gjithnjë e më shumë alarmin për aktivitetin haker të mbështetur nga shteti kinez. Pekini i ka mohuar të gjitha këto akuza.

Van Hoof mësoi për sulmin kibernetik muajin e kaluar, tre vjet pasi kishte ndodhur incidenti, përmes një raporti të FBI-së. Ajo tha se 400 anëtarë të Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC), një grup britanik me lidhje me një rrjet ndërkombëtar politikanësh kritikë ndaj Kinës, anëtare e të cilit ajo është, ishin shënjestruar nga sulmi kibernetik.

"Unë gjithashtu i kam hapur ato emaile dhe kjo do të thotë se jam gjurmuar në të gjitha veprimet e mia në nivel dixhital. Kjo është një ndjenjë shumë e pakëndshme", tha Van Hoof.

els van hoof

Sondazh

Poll