Bota

Kina evakuon të gjithë qytetin, shirat e rrëmyeshëm godasin jugun e tij

Linjat e energjisë u rrëzuan dhe rrjetet e telefonisë celulare u ndërprenë në të gjithë rajonin, pasi shirat shkaktuan rrëshqitje të rrezikshme balte, përmbytën shtëpi dhe shkatërruan ura.

25 Prill 2024, 15:11 Nga E. D
Kina evakuon të gjithë qytetin, shirat e rrëmyeshëm godasin
pamje nga vendngjarja

KINË- Shirat e rrëmbyeshëm, breshri dhe erërat e forta goditën Kinën jugore, duke detyruar evakuimin e një qyteti të tërë me më shumë se 1700 banorë në provincën e Guangdong. 

"Unë kurrë nuk kam parë shi kaq të fortë në jetën time, as njerëz më të vjetër se unë," tha Jiang, një banor 72-vjeçar. 

Linjat e energjisë u rrëzuan dhe rrjetet e telefonisë celulare u ndërprenë në të gjithë rajonin, pasi shirat shkaktuan rrëshqitje të rrezikshme balte, përmbytën shtëpi dhe shkatërruan ura.

Që nga ardhja e stuhive të fuqishme javën e kaluar, skena kërdie janë shfaqur në të gjithë provincën, e quajtur dikur kati i fabrikës së botës. Gjithashhtu në një restorant në kryeqytetin e provincës Guangzhou këtë javë, klientët shikuan të tmerruar ndërsa erërat u bënë stuhi dhe rrëzuan pemë.

përmbytjet në kinë

Sondazh

Poll