Bota

Bien në rrugë helikat e mullirit të famshëm të erës në Paris, dyshohet për problem teknik

Tehët e mullirit ranë në rrugë në orët e para të mëngjesit dhe shkaku i shembjes nuk është i qartë.

25 Prill 2024, 13:48 Nga S.B
Bien në rrugë helikat e mullirit të famshëm të
Moulin Rouge

PARIS- Mulliri me erë në krye të klubit të kabaresë me famë botërore Moulin Rouge në Paris ka humbur velat. Tehët e mullirit ranë në rrugë në orët e para të mëngjesit dhe shkaku i shembjes nuk është i qartë.

Policia thotë se nuk ka të lënduar. Tre shkronjat e para të shenjës “Moulin Rouge” kanë rënë gjithashtu. Klubi ka qenë një pjesë e jetës së natës pariziane që nga hapja e tij në 1889, dhe njihet si vendlindja e kërcimit.

Incidenti vjen vetëm disa muaj përpara se kryeqyteti francez të presë Lojërat Olimpike.  Zjarrfikësit e Parisit thanë se nuk kishte rrezik për shembje të mëtejshme.

Bien në rrugë helikat e mullirit të famshëm të
Moulin Rouge

Nuk ishte një natë veçanërisht me erë dhe një zyrtar i Moulin Rouge i tha agjencisë së lajmeve AFP se ekipet teknike të kabaresë kontrollojnë mekanizmin e mullinjve të erës çdo javë dhe nuk vërejtën ndonjë problem.

I vetmi aksident serioz që ka pësuar monumenti ishte një zjarr që shpërtheu gjatë punimeve në 1915, kur Moulin Rouge origjinal u dogj. Kabareja, me tehet e saj dalluese të mullinjve me erë të kuqe, ndodhet në distriktin verior të Parisit, Pigalle dhe është një nga monumentet më të vizituara në qytet.

paris mulli me ere

Sondazh

Poll