Bota

Zelenskyy takohet me ministrin britanik të financave në Kiev: Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë!

Zelenskyy bëri me dije se gjatë këtij takimi bëri thirrje që sanksionet kundër Rusisë të forcohen për të ndaluar Moskën t'i anashkalojë ato.

25 Prill 2024, 13:27 Nga N.F
Zelenskyy takohet me ministrin britanik të financave në Kiev:
Zelenskyy dhe Jeremy Hunt

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar ditën e sotme me ministrin e financave të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt në Kiev. Zelenskyy bëri me dije se gjatë këtij takimi bëri thirrje që sanksionet kundër Rusisë të forcohen për të ndaluar Moskën t'i anashkalojë ato.

Zelenskiy tha në një deklaratë në aplikacionin Telegram se ai ishte mirënjohës ndaj Mbretërisë së Bashkuar që këtë javë njoftoi një rritje të re prej 500 milion £ (625 milion dollarë) në një paketë mbështetjeje të mbrojtjes për Ukrainën.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua politikës së sanksioneve. Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe të përjashtohet mundësia e anashkalimit të sanksioneve”, tha Zelenskiy. Ai tha se Hunt do të takohet me kryeministrin Denys Shmyhal dhe ministra të tjerë më vonë të enjten.

zelenskyy jeremy hunt lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll