Bota

U arratisën duke shkaktuar trazira në rrugët e Londrës, dy prej kuajve në gjendje kritike për jetën

Sipas ushtrisë, kafshët u trembën nga një copë betoni që po binte duke u transportuar nga një vinç dhe pesë prej tyre u hodhën, duke rrëzuar katër kalorës, tre prej të cilëve u plagosën.

25 Prill 2024, 13:17 Nga S.B
U arratisën duke shkaktuar trazira në rrugët e Londrës, dy
pamje nga ngjarja

LONDËR- Dy nga kuajt e ushtrisë britanike, të cilët u arratisën dje në qendër të Londrës, duke shkaktuar një trazirë dhe duke plagosur katër persona, janë sot në gjendje të rëndë.

“Ishin pesë kuaj dhe të gjithë u kapën. Tre prej tyre janë mirë, dy janë për fat të keq në një gjendje të rëndë të cilën ne po monitorojmë”, tha zëvendëssekretari i Mbrojtjes James Cartledge.

Episodi ndodhi dje, të mërkurën, jo shumë larg Pallatit Buckingham, gjatë daljes së një grupi prej shtatë kuajsh të Kalorësisë së Shtëpisë Mbretërore, një njësi elitare që siguron kryesisht mbrojtjen e familjes mbretërore dhe merr pjesë në ceremoni të ndryshme.

Sipas ushtrisë, kafshët u trembën nga një copë betoni që po binte duke u transportuar nga një vinç dhe pesë prej tyre u hodhën, duke rrëzuar katër kalorës, tre prej të cilëve u plagosën. Ata nuk janë në rrezik për jetën.

Londinezët e habitur më pas panë kuajt ku njëri ishte i mbuluar me gjak, nëpër bulevardet e kryeqytetit, duke parakaluar shoferët, duke u përplasur me taksitë dhe autobusët dhe duke frikësuar çiklistët. Por pas këtij incidenti, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve u bënë thirrje forcave ushtarake që të ndalojnë përdorimin e kuajve për parada, duke nënvizuar, si organizata joqeveritare britanike Animal Justice Project në rrjetin social X, se “kuajt nuk na përkasin neve”.

londer kuaj

Sondazh

Poll