Bota

Gjendet i vdekur në dhomën e një hoteli ish-i dashuri i Princeshës Beatrice, shkak, mbidoza

Trupi i tij u transportua nga Miami në vendlindjen e tij Long Island, New York, ku u mbajt një funeral më 16 shkurt.

25 Prill 2024, 12:06 Nga M.B
Gjendet i vdekur në dhomën e një hoteli ish-i dashuri i
Princesha Beatrice dhe Paolo Liuzzo

FLORIDA- Ish-i dashuri i Princeshës Beatrice, të familjes mbretërore britanike, Paolo Liuzzo raportohet se u gjet i vdekur brenda një dhome hoteli në Florida për shkak të mbidozës më 7 shkurt. Ai u shpall i vdekur pas 12 minutave. Vdekja e Liuzzo-s po hetohet si vdekje nga mbidoza, tha policia. Trupi i tij u transportua nga Miami në vendlindjen e tij Long Island, New York, ku u mbajt një funeral më 16 shkurt.

Liuzzo i cili ishte me prejardhje italiane, filloi një romancë me Princeshën Beatrice në vitin 2005 kur ajo ishte 17-vjeçe dhe ai 24-vjeç. Lidhja e tyre u miratua asokohe nga prindërit e saj Prince Andrew dhe Sarah Ferguson pasi e ftuan në pushimet e tyre në Verbier, Zvicër. Në atë kohë, Dukesha e Yorkut ndau se ajo mbështeti romancën e vajzës së saj pavarësisht diferencës së tyre në moshë.

princesha beatrice dhe paolo liuzzo

Sondazh

Poll