Bota

U diagnostifikua me pneunomi, Donald Tusk kufizon detyrat publike

Presidenti Andrzej Duda tha më herët të enjten se ai e kishte ftuar Tusk për bisedime më 1 maj në lidhje me Ndarjen Bërthamore, ku flitet se armët bërthamore nga shtetet e NATO-s të vendosen në Poloni. Duda së fundmi përsëriti qëndrimin e tij se Polonia do të ishte gati për një mundësi të tillë.

25 Prill 2024, 13:10 Nga DOSJA
U diagnostifikua me pneunomi, Donald Tusk kufizon detyrat publike
Donald Tusk

POLONIA- Kryeministri polak, Donald Tusk, do të kufizojë detyrat e tij publike gjatë ditëve në vijim pasi u diagnostikua me pneumoni.

“Në ditët në vijim, kryeministri Donald Tusk do të kufizojë aktivitetin publik. Kjo lidhet me pneumoninë e diagnostikuar, e cila kërkon trajtim”, tha zyra e tij në një deklaratë të postuar në platformën e mediave sociale X.

Presidenti Andrzej Duda tha më herët të enjten se ai e kishte ftuar Tusk për bisedime më 1 maj në lidhje me Ndarjen Bërthamore, ku flitet se armët bërthamore nga shtetet e NATO-s të vendosen në Poloni. Duda së fundmi përsëriti qëndrimin e tij se Polonia do të ishte gati për një mundësi të tillë.

donald tusk

Sondazh

Poll