25 Prill 2024, 11:19
Nga N.F
Foto ilustruese
POLONI- Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, të enjten në Parlamentin e vendit.
Sikorski i bëri këto komente duke e përshkruar drejtimin e ri që ka marrë Qeveria e kryeministrit Donald Tusk. Ai ua shpjegoi botës dhe qytetarëve të vendit të vet se prioritetet e Polonisë kanë ndryshuar, pasi Tusk erdhi në pushtet në dhjetor.
Ai tha se Polonia dëshiron të kthehet në grupin e vendeve të cilat e vendosin agjendën e Bashkimit Evropian (BE). Polonia, anëtare e NATO-s dhe e BE-së, ndodhet në krahun lindor të të dyjave dhe kufizohet me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.
Ajo është rrugë e rëndësishme për furnizimin e Ukrainës me armë nga Perëndimi, në luftën e saj kundër Rusisë. Partia Ligji dhe Drejtësia e udhëhoqi Poloninë nga viti 2015 deri në vitin 2023, dhe - derisa ruajti marrëdhëniet me SHBA-në - ajo kishte qëndrime mospajtuese me Bashkimin Evropian, të cilin e akuzonte se po përpiqej t’ua zhvishte pushtetin vendeve individuale, si dhe me Gjermaninë, nga e cila u pushtua dhe u okupua Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Qëllimi i fjalimit të tij ishte të tregojë se Polonia dëshiron marrëdhënie të mira me Uashingtonin dhe Brukselin dhe se duke qenë lidere në BE, i ndihmon asaj të jetë partnere më e vlefshme e Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi edhe rëndësinë e miqësisë me Gjermaninë dhe e akuzoi Qeverinë e kaluar se kishte zgjedhur konfrontimin.
Marrë nga REL
nato rusia sulm polonia radek sikorski
Bota
25 Prill 2024, 10:46
M.B
Lumir Abdixhiku, Arben Taravari, Bujar Osmani dhe Albin Kurti
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reagua...
Bota
25 Prill 2024, 10:35
N.F
Susan Carter dhe Natasha Alex Carter
SHBA- Në një rrëfim i detajuar në shtratin e vdekjes autori i vrasjes. Larry Webb bëri ...
Bota
25 Prill 2024, 10:37
M.B
Vlora Çitaku
MAQEDONIA E VERIUT- Ish-amabsadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku deklaroi se kryeministri, Albin Kurti duhet të...
Bota
25 Prill 2024, 10:23
N.F
Osmani dhe Kurti
KOSOVË- Çështja e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë diskutohet të enjten n&eu...
Bota
25 Prill 2024, 10:12
M.B
Foto ilustruese
UKRINA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi të mërkurën vonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërgu...
Bota
25 Prill 2024, 09:48
M.B
Bujar Osmani dhe Arben Taravari
MAQEDONIA E VERIUT- Teksa janë mumëruar thuajse 100% të votave dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-s&eu...
Bota
25 Prill 2024, 09:20
M.B
Gordana Siljanovska-Davkova
SHKUP- Kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova mbajti një epërsi t&eum...
Bota
25 Prill 2024, 09:07
N.F
Venecia
VENECIA- Autoritetet në Venecia janë akuzuar për transformimin e qytetit të famshëm lagunor në një "pa...
Bota
25 Prill 2024, 09:13
M.B
Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski
MAQEDONIA E VERIUT- Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova e ka fituar bindshëm raundin e ...
Bota
25 Prill 2024, 09:02
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Një anije ushtarake greke që shërben në misionin detar të Bashkimit Evropian n&eum...