Bota

Sulmi terrorist në Banjskë, vijon dhe 2 muaj të tjerë paraburgimi për 3 të dyshuarit

Vladimir Toliç, Blagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç janë tre të dyshuarit për të cilët paraburgimi vijon dhe për dy muaj.

25 Prill 2024, 11:32 Nga M.B
Sulmi terrorist në Banjskë, vijon dhe 2 muaj të tjerë
Banjska

KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për vijimin e masës së paraburgimit për tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë. Vladimir Toliç, Blagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç janë tre të dyshuarit për të cilët paraburgimi vijon dhe për dy muaj.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje dy muaj”, njofton zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

sulmi ne banjske

Sondazh

Poll