25 Prill 2024, 10:46
Nga M.B
Lumir Abdixhiku, Arben Taravari, Bujar Osmani dhe Albin Kurti
KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Abdixhiku thotë se nëse shqiptarët do të ishin bërë bashkë, do të kishin marrë një rezultat historik. Fajtor për këtë përçarje ai bën Albin Kurtin, i cili mbështeti kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin.
Abdixhiku shkruan se Kurti bënë fushatë, propagandë, 'ndot' njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal. Sipas tij, Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare.
“Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh. Do të ishte rezultat historik. Por shqiptarët u ndanë. Në këtë ndarje, Kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akter aktiv. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dijnë të bëjnë mirë të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal.
Fituesit i uroj që pavarësisht sulmeve institucionale nga Kosova, ruajtën maturinë. Ruajtën Kosovën. Humbësit, le të shikojnë nga përfaqësuesit e vet që u shndërruan në instrumente populliste të një partie polarizuese që përveç terr e përplasje nuk di tjetër. Kosova, duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare! Kaq duhet të jetë roli ynë normal! Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim“, shkruan kreu i LDK-së.
Në 'garën' shqiptare fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian përballë rivalit të tij, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit i cili ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.
Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila udhëheq në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.
zgjedhjet në maqedoninë e veriut
Bota
25 Prill 2024, 10:35
N.F
Susan Carter dhe Natasha Alex Carter
SHBA- Në një rrëfim i detajuar në shtratin e vdekjes autori i vrasjes. Larry Webb bëri ...
Bota
25 Prill 2024, 10:37
M.B
Vlora Çitaku
MAQEDONIA E VERIUT- Ish-amabsadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku deklaroi se kryeministri, Albin Kurti duhet të...
Bota
25 Prill 2024, 10:23
N.F
Osmani dhe Kurti
KOSOVË- Çështja e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë diskutohet të enjten n&eu...
Bota
25 Prill 2024, 10:12
M.B
Foto ilustruese
UKRINA- Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi të mërkurën vonë se Shtetet e Bashkuara i kanë dërgu...
Bota
25 Prill 2024, 09:48
M.B
Bujar Osmani dhe Arben Taravari
MAQEDONIA E VERIUT- Teksa janë mumëruar thuajse 100% të votave dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-s&eu...
Bota
25 Prill 2024, 09:20
M.B
Gordana Siljanovska-Davkova
SHKUP- Kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova mbajti një epërsi t&eum...
Bota
25 Prill 2024, 09:07
N.F
Venecia
VENECIA- Autoritetet në Venecia janë akuzuar për transformimin e qytetit të famshëm lagunor në një "pa...
Bota
25 Prill 2024, 09:13
M.B
Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski
MAQEDONIA E VERIUT- Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova e ka fituar bindshëm raundin e ...
Bota
25 Prill 2024, 09:02
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Një anije ushtarake greke që shërben në misionin detar të Bashkimit Evropian n&eum...
Bota
25 Prill 2024, 08:41
r.ll
besnik bislimi, miroslav lajcak, petar petkovic
BRUKSEL- Ditën e sotme në Bruksel do të zhvillohen takimi i radhës në kuadër ...