Politike

Ministria e Financave nis punën për futjen e një standardi të vetëm raportimi për kompanitë në Shqipëri

XBRL (EXtensible Business Reporting Language) është një gjuhë softuerësh kompjuterike, e zhvilluar posaçërisht për automatizimin e kërkesave të informacionit të biznesit, si përgatitja, ndarja dhe analiza e raporteve financiare, deklaratave dhe planeve të auditimit. Ky standard lejon shkëmbimin më të shpejtë në internet të të dhënave të biznesit, ul kostot operacionale dhe e bën më të lehtë përpunimin e të dhënave nga interneti të pasqyrave financiare të biznesit.

25 Prill 2024, 10:21 Nga N.F
Ministria e Financave nis punën për futjen e një standardi
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Financave ka çelur një garë për studimin e fizibilitetit në lidhje me futjen e një standardi të vetëm raportimi për kompanitë në Shqipëri e cilësuar ndryshe “Gjuha e zgjeruar e raportimit të biznesit (XBRL).

XBRL (EXtensible Business Reporting Language) është një gjuhë softuerësh kompjuterike, e zhvilluar posaçërisht për automatizimin e kërkesave të informacionit të biznesit, si përgatitja, ndarja dhe analiza e raporteve financiare, deklaratave dhe planeve të auditimit. Ky standard lejon shkëmbimin më të shpejtë në internet të të dhënave të biznesit, ul kostot operacionale dhe e bën më të lehtë përpunimin e të dhënave nga interneti të pasqyrave financiare të biznesit.

Për shkak të natyrës së standardizuar të etiketave të identifikimit dhe vetë gjuhës (XBRL) të dhënat financiare nga një vend, i cili ka vendosur standarde të kontabilitetit, mund të përpilohen lehtësisht në standardet e pranuara të kontabilitetit të një vendi tjetër, edhe nëse ato janë drastikisht të ndryshme.

Ministria e Financave synon ketë një studim brenda vitit për standardin të ri të raportimit. Rezultatet e studimit do të përdoren për të vlerësuar fizibilitetin e miratimit të standardit IXBRL dhe hartimin e projektit të përshtatur për të financuar zbatimin e tij.

Pavarësisht reformave të fundit në kuadrin rregullator të biznesit, Shqipëria ka ende progres për të bërë për të modernizuar dhe për të përmirësuar mjedisin e saj të biznesit dhe për të siguruar zbatimin e duhur të kuadrit rregullator të përmirësuar. Klima e përgjithshme e biznesit në vend është përmirësuar përmes reformave të qeverisjes elektronike, por nevojitet ende një punë më e madhe për rritjen e besueshmërisë së informacionit.

Ndryshimet e fundit në zhvillimin e kuadrit ligjor për raportimin financiar të korporatave u bënë me rishikimin e Ligjit të Auditimit në vitin 2016 dhe me miratimin e Ligjit të ri të Kontabilitetit në 2018. Me këtë proces, Ministria e Financave po synon të përshtatë kornizën statutore të raportimit financiar të korporatës me legjislacionin e BE-së, teksa zhvillimet e shpejta në teknologji po ndikojnë në ndryshimin e standardeve të raportimit financiar.

Marrë nga Monitor

ministria e financave kompani shqiperi

Sondazh

Poll