Bota

"Qeverisni Kosovën, mos përçani shqiptarët"/ Presidencialet në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadorja: Kurti të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin

Çitaku shkruan në Facebook se pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, Kurti ndërhyri edhe në Maqedoninë e Veriut.

25 Prill 2024, 10:37 Nga M.B
"Qeverisni Kosovën, mos përçani shqiptarët"/
Vlora Çitaku

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-amabsadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku deklaroi se kryeministri, Albin Kurti duhet të nxjerrë mësim se nuk duhet të përzihet aty ku duhet, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët u përçanë për shkak të tij. Çitaku shkruan në Facebook se pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, Kurti ndërhyri edhe në Maqedoninë e Veriut. Ajo i drejtohet Kurtit duke i thënë se është zgjedhur që të qeverisur Kosovën, jo të përçarët shqiptarët gjithandej.

“Mësimi kryesor që duhet ta marrë Kryeministri i Kosovës nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë, e Mal të Zi, është mos të përzihet aty ku nuk e ka vendin. Mandatin e ka fituar për Kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve.

Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngulfatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompeteca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj.  

Apo këto janë tema të vogla për ju?! Kryeministër, ju jeni zgjedhur që ta qeverisni Kosovën, jo t’i përçani shqiptarët gjithandej”, shkroi Çitaku në Facebook.

vlora Çitaku

Sondazh

Poll