Politike

Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, diskutohet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi akuzoi socialistët se po bllokojnë punimet dhe po bëhen pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve.

25 Prill 2024, 08:12 Nga r.ll
Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, diskutohet
pamje nga komisioni

TIRANË- Ditën e sotme në orën 11:00, do të mblidhet sërish seanca për Komisionin që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për Shëndetësinë.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, pas rreth 3 orëve mbledhjeje të karakterizuar nga debatet komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. Anëtarët e mazhorancës propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhej për në mbledhjen e sotme.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Ndërkohë dje në një dalje për mediat, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi akuzoi socialistët se po bllokojnë punimet dhe po bëhen pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve.

 

komisioni per shendetesine 25 prill 2024

Sondazh

Poll