Bota

Tarifa e hyrjes në Venecia, banorët kundër vendimit: Një imazh i keq për Venedikun, po tallen!

Por disa komitete dhe shoqata të banorëve kanë planifikuar protesta këtë të enjte me argumentin se tarifa nuk do të bëjë asgjë për të zgjidhur çështjen e mbrojtjes së qytetit ndërsa ata shtojnë se po i japin një imazh të keq venditit të tyre.

25 Prill 2024, 09:07 Nga N.F
Tarifa e hyrjes në Venecia, banorët kundër vendimit: Një
Venecia

VENECIA- Autoritetet në Venecia janë akuzuar për transformimin e qytetit të famshëm lagunor në një "park tematik" pas sot hyn në fuqi një tarifë hyrjeje e diskutuar prej kohësh për udhëtarët ditorë. Venecia është qyteti i parë i madh në botë që ka miratuar një skemë të tillë. Tarifa prej 5 € e cila hyn në fuqi sot, ka për qëllim mbrojtjen e zonës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s nga efektet e turizmit të tepruar duke e bërë qytetin "të jetueshëm" përsëri.

Por disa komitete dhe shoqata të banorëve kanë planifikuar protesta këtë të enjte me argumentin se tarifa nuk do të bëjë asgjë për të zgjidhur çështjen e mbrojtjes së qytetit ndërsa ata shtojnë se po i japin një imazh të keq venditit të tyre.

"Mund t'ju them se pothuajse i gjithë qyteti është kundër tij," pohoi Matteo Secchi, i cili drejton Venessia.com, një grup aktivistësh banorësh.

“Nuk mund të vendosësh një tarifë hyrjeje në qytet; gjithçka që ata po bëjnë është ta transformojnë atë në një park tematik. Ky është një imazh i keq për Venedikun… Dua të them, ata po tallen?”

Dikur zemra e një republike të fuqishme detare, ishulli kryesor i Venecias ka humbur më shumë se 120,000 banorë që nga fillimi i viteve 1950, i shtyrë nga një sërë çështjesh, por kryesisht një fokus në turizmin masiv që ka bërë që popullsia të zbehet nga mijëra vizitorë që mbushin sheshet, urat dhe shtigjet e ngushta të saj në periudhat më të ngarkuara të vitit shkruan "The Guardian".

Tarifa e hyrjes, e cila kërkohet vetëm për hyrjen në qendrën historike të Venecias, mund të rezervohet në internet dhe do të aplikohet nga sot deri më 14 korrik si pjesë e fazës së provës. Nga kjo tarifë përjashtohen banorët, studentët dhe fëmijët nën moshën 14 vjeç, si dhe turistët që qëndrojnë natën.

Megjithatë, udhëtarëve ditorë do t'u kërkohet të blejnë biletën e tyre në internet dhe më pas do të pajisen me një kod QR. Ata pa biletë rrezikojnë gjoba nga 50 deri në 300 euro. Këshilli i Venecias tha se 5,500 njerëz kishin rezervuar një biletë për 25 Prill, një festë kombëtare në Itali, duke sjellë 27,500 € në arkat e qytetit në ditën e parë të saj. Edhe pse Brugnaro e ka mohuar se është një nismë fitimprurëse, ai ka premtuar të ulë taksat lokale për banorët nëse skema është e suksesshme.

venecia tarife hyrjeje proteste

Sondazh

Poll