Sport

Abuzoi seksualisht me gjimnastet, drejtësia arrin marrëveshjen e kompensimit për shumën 138.7 milionë dollarë!

Ai ishte kryemjeku i gjimnastëve olimpikë amerikanë për 18 vjet dhe në vitin 2017 u dënua me 60 vjet burg me akuzën e posedimit të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

25 Prill 2024, 00:02 Nga DOSJA

Abuzoi seksualisht me gjimnastet, drejtësia arrin marrëveshjen e

SHBA - Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka arritur një marrëveshje civile prej 138.7 milionë dollarësh me 139 viktima të ish-mjekut të ekipit olimpik amerikan të gjimnastikës, së Larry Nassar.

Nassar po vuan burgun për abuzim seksual me atletët që kishte nën kujdesin e tij, dhe marrëveshja e sotme zgjidh pretendimet e viktimave se FBI ka bërë gabime në fazën fillestare të hetimit. Ai ishte kryemjeku i gjimnasteve olimpike amerikane për 18 vjet dhe në vitin 2017 u dënua me 60 vjet burg me akuzën e posedimit të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Abuzoi seksualisht me gjimnastet, drejtësia arrin marrëveshjen e

Një vit më pas, Nassar u dënua me 175 dhe 125 vjet, respektivisht, në dy gjyqe të veçanta për abuzim me gjimnastet nën kujdesin e tij. Medalistet olimpike amerikane, Simone Biles dhe McKayla Maroney, ishin ndër viktimat që folën publikisht por edhe denoncuan FBI-në për këtë ngjarje dhe më pas filluan hetimet.

Viktimat akuzuan FBI-në për dështimin për të vepruar në bazë të provave që mori në 2015, duke lejuar Nassar të vazhdojë të abuzojë seksualisht me gratë dhe vajzat e reja derisa u padit në vitin 2016.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll