Sport

Mbyllet ndeshja në Shkodër… ja çifti finalist i Kupës së Shqipërisë!

Në minutën e 103-të, Montenegro shënoi për Egnatian dhe i dhuroi në fund skuadrës së tij biletën e finales më datë 14 maj në Air Albania, aty ku do të sfidojë Kukësin.

24 Prill 2024, 20:47 Nga DOSJA
Mbyllet ndeshja në Shkodër… ja çifti finalist i

SHKODER - Vllaznia nuk ia del përballë Egnatias në Loro Boriçi. Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës, shkodranët barazuan 1-1 me rrogozhinasit, teksa u penalizuan nga humbja e ndeshjes së parë me shifrat 1-0.

Vllaznia e nisi mirë ndeshjen duke qenë se kaloi në avantazh në minutën e 29-të me anë të Rejan Alivodës. Një avantazh që për kuqeblutë zgjati përgjatë gjithë 90-minutëshit, me sfidën që iu drejtua kohës shtesë.

U duk se koha shtesë do të shkonte ters për rrogozhinasit pasi Albano Aleksi la të tijtë në inferioritet numerik, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92-të. Megjithatë, në minutën e 103-të, Montenegro shënoi për Egnatian dhe i dhuroi në fund skuadrës së tij biletën e finales më datë 14 maj në Air Albania, aty ku do të sfidojë Kukësin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll