Sport

VIDEO / Daku nuk ndalet, shënon perlën e rradhës!

Për Dakun ky ishte goli numër gjashtë në këtë kampionat me skuadrën ruse teksa 26-vjeçari numëron edhe tre asistë.

24 Prill 2024, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO / Daku nuk ndalet, shënon perlën e rradhës!

RUSI - Pas asistit në ndeshjen e fundit të kampionatit, Mirlind Daku rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Rusi me fanellën e Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 50 të sfidës që Rubin Kazan luan në transfertë ndaj Zenit të Shen Peterburgut.

Futbollisti shqiptar pasi e kontrolloi topin brenda zonës, goditi me të djathtën duke gjetur cepin e portës pa i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.


Për Dakun ky ishte goli numër gjashtë në këtë kampionat me skuadrën ruse teksa 26-vjeçari numëron edhe tre asistë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll