Sport

E mbyll 29 vjeç karrierën futbollistike ish-lojtari i kombëtares!

Grezda ka vuajtur shumë në këtë periudhë të fundit teksa problemet fizike nuk e kanë lejuar që të shprehë maksimumin e tij në fushë, ashtu siç ishin mësuar të gjithë në fillimet e karrierës të gjakovarit.

24 Prill 2024, 21:42 Nga DOSJA

E mbyll 29 vjeç karrierën futbollistike ish-lojtari i

KOSOVE - Eros Grezda kërkon dhe merr pak pauzë nga futbolli. Ish-lojtari i Partizanit që kaloi në merkaton e janarit në Kroaci te Rudes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se i duhet të pushojë dhe për momentin të ndahet nga futbolli i luajtur.

29-vjeçari, ka vuajtur shumë në këtë periudhë të fundit teksa problemet fizike nuk e kanë lejuar që të shprehë maksimumin e tij në fushë, ashtu siç ishin mësuar të gjithë në fillimet e karrierës të gjakovarit.

E mbyll 29 vjeç karrierën futbollistike ish-lojtari i

Megjithatë, kjo periudhë reflektimi mund t’i shërbejë Grezdës për t’u rikthyer në më të mirën e tij. Eros Grezda, në karrierën e tij numëron edhe 13 paraqitje me fanellën e kombëtares teksa ka realizuar edhe një gol me kuqezinjtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll