Sport

PSG një hap larg titullit kampion, mund të shpallet pas pak minutash! - VIDEO

PSG-ja kryeson me 69 pikë, 14 pikë diferencë me vendin e dytë, Monaco, por me këta të fundit po luajnë që nga ora 21:00 ndaj Lille dhe nëse nuk ia dalin të marrin 3 pikët, atëherë Paris Saint-Germain shpallet matematikisht kampion i Francës.

24 Prill 2024, 21:32 Nga DOSJA
PSG një hap larg titullit kampion, mund të shpallet pas pak minutash!

FRANCE - Paris Saint-Germain merr një triumf shumë të rëndësishëm në transfertën e Lorient, ndërsa fitoi me rezultatin 1-4 në takimin e javës së 29-të të Ligue 1, që mund të bëhet edhe sfida që vulos matematikisht titullin kampion.

Skuadra e Luis Enriques diktoi ritmin në këtë përballje të cilën e fitoi falë dopietës së Dembele në minutat 19’ dhe 60’ dhe dygolëshit të Mbappe në minutat 22’ dhe 90’, ndërsa për Lorient shënoi vetëm Bamba në minutë e 73’.

Në këtë përballje përveç Kylian Mbappe-s, Luis Enrique i dha minuta edhe vëllait të vogël, Ethan që luajti nga minuta e 73’. Pas javës së 29-të Lorient renditet në vend të 17-të me 26 pikë.

Ndërkohë PSG-ja kryeson me 69 pikë, 14 pikë diferencë me vendin e dytë, Monaco, por me këta të fundit që po luajnë që nga ora 21:00 ndaj Lille dhe nëse nuk ia dalin të marrin 3 pikët, atëherë Paris Saint-Germain shpallet matematikisht kampion i Francës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll