Sport

Lunin flet për golin ‘fantazmë’ të ‘El Clasicos’… "Për mua, jo"!

Portieri i Real Madrid tha se "për mua, jo", kur u pyet nëse topi shkoi plotësisht vijën në portën e tij.

24 Prill 2024, 15:48 Nga DOSJA

Lunin flet për golin ‘fantazmë’ të ‘El

SPANJE - Lunin ishte protagonisti i ‘El Clasico’ të së dielës së kaluar në ‘Bernabéu’. Portieri nuk ishte si në ndeshjet e mëparshme dhe luajti në lojën më të diskutueshme të ndeshjes: golin ‘fantazmë’. 

Arbitri dhe VAR nuk e vërtetuan atë veprim të Lamine Yamal pas një goditjeje këndi.

Lunin ishte duke u stërvitur mëngjesin e sotëm në Valdebebas me bashkëlojtarët e tij dhe kur u largua nga Real Madrid City, u ndal për të dhënë autografe për tifozët dhe pikërisht aty, ata e pyetën për golin e famshëm ‘fantazmë’.

Programi ‘Jugones de La Sexta’ e pyeti nëse topi e kaloi plotësisht vijën në portën e tij dhe përgjigja e Lunin ishte e qartë: "Për mua, jo". Një përgjigje, nga ana tjetër, që nuk habit askënd. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll