Sport

Agresion i egër! Arrestohet një futbollist, që goditi me kokë rivalin dhe e la pa ndjenja...

Ngjarja ka ndodhur gjatë një ndeshjeje fundjavën e kaluar në Majorka

24 Prill 2024, 15:27 Nga DOSJA

Agresion i egër! Arrestohet një futbollist, që goditi me

SPANJE - Një futbollist 20-vjeçar është arrestuar nga Policia Lokale e Palmës për sulm, pasi la një kundërshtar pa ndjenja pas një goditje në kokë, pasi u përjashtua nga një ndeshje zyrtare që po luhej në Son Roca.

Ngjarjet kanë ndodhur pasditen e së shtunës së kaluar, gjatë një ndeshjeje të luajtur në fushën e bashkisë në lagjen Son Roca, ka bërë të ditur policia vendore në një deklaratë.

Kur një patrullë mbërriti në vendin e ndeshjes, një lojtar nga ekipi lokal i informoi ata se një shok i skuadrës kishte marrë një goditje me kokë nga një rival dhe ishte pa ndjenja në fushë.

Agresori i supozuar u tha agjentëve se, pas një faulli që çoi në përjashtimin e tij nga loja, një lojtar i skuadrës kundërshtare bëri një koment që e konsideronte ofendues dhe e goditi me kokë.

Nga ana e tij, viktima ka deklaruar se pasi ka pësuar një faull nga rivali i tij dhe pa thënë asnjë fjalë, është goditur me kokë në fytyrë, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave për disa momente dhe i ka shkaktuar gjakderdhje të konsiderueshme.

Disa dëshmitarë e vërtetuan versionin e viktimës, përfshirë edhe arbitrin, megjithëse ai pa vetëm sulmin dhe jo momentet e mëparshme. Personi i sulmuar është evakuuar në spital, duke pasur parasysh ashpërsinë e plagëve dhe të nesërmen ka raportuar për sulmin.

Agjentët përcaktuan se sulmi ishte një veprim i dhunshëm që nuk kishte lidhje me lojën dhe arrestuan agresorin. Me përfundimin e procedimeve paraprake, çështja dhe i arrestuari i kaluan Policisë Kombëtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll