Politike

Protesta e të premtes/ Berisha: Sot ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë

48 orë para protestës tek bashkia e Tiranës, Berisha deklaroi se e premtja do të jetë triumfi i qytetarëve të Tiranës.  

24 Prill 2024, 20:49 Nga I.A
Protesta e të premtes/ Berisha: Sot ftoj të gjitha forcat politike
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe atyre që e quajnë veten opozitar, që të vijnë në betejë. 48 orë para protestës tek bashkia e Tiranës, Berisha deklaroi se e premtja do të jetë triumfi i qytetarëve të Tiranës.  

"Të dashur miq, 48 orë na ndajnë nga dita e fitores. Ndaj dhe unë, sonte kam një thirrje për çdo qytetar të Tiranës të bëjë gjithçka për të firmosur ditën e premte fitoren e tij, fitoren e fëmijëve të tij, fitoren e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Thirrja ime është për çdo demokrate dhe demokrat të kryeqytetit, të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij, sakrificave të pamerituara, vuajtjeve që i ka krijuar regjimi antishqiptar i Edi Ramës në këto 11 vite. Të lërë çdo gjë dhe të prijë ditën e premte në betejën e fitores. Sot ftoj të gjitha forcat politike që shpallin veten opozitare të vijnë në betejë se beteja është prova e moralit opozitar, e guximit opozitar, e opozitarizmit të vërtetë. U bëj thirrje të rinjve, të rejave të jeni të parët në këtë betejë sepse në qoftë se Erion Veliaj, Tiranën që duhet të ishte foleja e familjeve tuaja të reja, duhet të ishte shtëpia më e bukur e ëndrrave tuaja, ia ka dorëzuar mafies. Ndaj dhe ju nuk keni alternativë tjetër veçse largimin prej saj. E premtja është dita për të treguar guximin tuaj, forcën tuaj, fitoren tuaj," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll