Politike

Akuzat e RAI 3 ndaj Olsi Ramës, Kryeministri: Vëllai im ka kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët

Në televizionin afër qeverisë Report Tv, Rama tha se akuzat në RAI ndaj vëllait të tij janë çështje personale dhe ai nuk ka pse të ndërhyjë për to.

24 Prill 2024, 17:56 Nga I.A
Akuzat e RAI 3 ndaj Olsi Ramës, Kryeministri: Vëllai im
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj vëllait të tij Olsi Ramës. Në televizionin afër qeverisë Report Tv, Rama tha se akuzat në RAI ndaj vëllait të tij janë çështje personale dhe ai nuk ka pse të ndërhyjë për to. Ndërkohë që ka theksuar se Olsi Rama ka të gjithë kapacitetin të përballet si gjithë të tjerët.

"Sepse nuk është një çështje personale. Unë nuk reagoj për çështje personale. Unë nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai as këtu në Shqipëri. Im vëlla është 55 vjeç. Ka të gjithë kapacitetin e tij dhe detyrimin të përballet si gjithë të tjerët. Kështu që ajo është një çështje që i takon këtu tani drejtësisë. I takon SPAK, Gjykatës Speciale. Të vendosin kush është fajtori në këtë. Aty ka një pjesë që më lidh mua, kam bërë këtë kam bërë atë. Dhe për atë pjesë më duket se është padia numër 22, e imja për këta shqiptar që janë bartës të atij mallkimi që kanë shqiptarët që nga 1912," tha Rama.

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

edi rama olsi rama

Sondazh

Poll