Politike

Rama për La Repubblica: Doni të sulmoni kryeministren tuaj, por pse përfshihet Agaçi dhe Shqipëria

Rama ndër të tjera se ai nuk sheh se ku është lidhja politike e Agaçit në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

24 Prill 2024, 20:00 Nga I.A
Rama për La Repubblica: Doni të sulmoni kryeministren tuaj, por pse
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se televizioni RAI 3 dëshiron që të sulmojë qeverinë Meloni dhe për këtë ka përfshirë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Në një intervistë për median italiane La Repubblica, Rama tha se përse duhet që të përfshihet Shqipëria dhe ëngjëll Agaçi në këtë proces. Rama ndër të tjera se ai nuk sheh se ku është lidhja politike e Agaçit në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

“E para nuk shoh aktivitetin dhe lidhjen politike të një avokati penal shqiptar. Ky person në 2013 e la Italinë dhe erdhi në Shqipëri. Nuk shoh lidhjen mes karrierës së tij dhe kësaj marrëveshjeje. Pse duhet të bënte hap  pas? Ndërkohë që është një figurë institucionale që ka udhëhequr ekipin tonë drejt kësaj marrëveshje. Nuk më duket se gabohen nëse them që edhe ai edhe avokati që është trajtuar si kriminel, e nuk i dhanë as të drejtë për të kundërshtuar, trajtohet dhe baltoset si të ishte një kriminel. Vetëm për një arsye. Për të sulmuar kryeministren tuaj dhe kjo është në të drejtën tuaj, po ç’hyn avokati shqiptar dhe Shqipëria në këtë mes. Ai nuk është as një njëri i fshehur as i penduar. Eshtë një figurë institucionale dhe në dispozicion. Publikut i janë  vënë përpara gjëra që unë as nuk i kam thënë kurrë. Unë nuk e di nëse Meloni mendon për zgjedhjet me këtë marrëveshje, por edhe nëse e bën nuk është krim. Ndërsa ai më ka vënë në gojë sikur unë kam thënë që Meloni e do këtë marrëveshje për të fituar zgjedhjet,” tha Rama.

Reportazhi i emisionit 'Report' në "Rai 3", i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

edi rama

Sondazh

Poll