Politike

Mandati i Xhaçkës, Rama mbron votat e deputetëve të tij: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit

Rama tha se Gjykata nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçës dhe nëse do të ndodhte kështu, ky vendim do të ishte i padiskutueshëm.

24 Prill 2024, 18:09 Nga I.A
Mandati i Xhaçkës, Rama mbron votat e deputetëve të tij:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e PS kundër dërgimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese. Në Report Tv, Rama tha se Gjykata nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçës dhe nëse do të ndodhte kështu, ky vendim do të ishte i padiskutueshëm.

“Nuk ka të bëjë votimi në parlament me personin. Ka të bëjë me faktin që siç e na e kanë thënë shumë ekspertë që ai vendim i gjykatës kushtetuese ishte praktikisht i pazbatueshëm sepse gjykata kushtetuese është rojtare e kushtetutës dhe ka të drejtën të ndërhyjë dhe të përcaktojë pozicionin në raport me kushtetutën të çdo nisme të kthyer në ligj që cenon kushtetutën. Por gjykata kushtetuese nuk e ka as detyrë as të drejtë e as mundësi që ti thotë parlamentit sesi duhet të veprojë për një rast apo një tjetër. Nuk ia thotë dot këtë sepse parlamenti është sovran. Nuk funksionon kështu, është kaq e thjeshtë kaq e qartë, nuk ka asnjë lidhje fare. Gjykata Kushtetuese e kishte aty çështjen, bëri një gjykim në themel të gjerë dhe të gjatë dhe nuk dha vendim për heqjen e mandatit. Nëse do kishte dhënë vendim do ishte e padiskutueshme. E kërkuan dhe nuk e dha. E kishte aty. Gjithë ky konfuzion ishte produkt i konfuzionit mes opozitave që çuan dy kërkesa. Ata janë në luftë kush është i vërteti dhe kush i gënjeshtërti. Ata janë të gjithë bashkë dhe kanë thënë ne jemi të gjithë të vërtetë. Fakti që janë në luftë tregon se janë të gjithë të gënjeshtërt”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll