Politike

Rama projekton zgjedhjet e 2025: Opozita me fletë të ndarë kundër meje. Rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre

Duke folur në Report Tv, Rama ka theksuar se në zgjedhjet e vitit 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre. 

24 Prill 2024, 17:49 Nga I.A
Rama projekton zgjedhjet e 2025: Opozita me fletë të ndarë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita të cilin thotë se e kanë futur veten në një batak me duart e veta. Duke folur në Report Tv, Rama ka theksuar se në zgjedhjet e vitit 2025 rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre. 

“Opozita e futi veten në një batak e nuk ia ka fajin askush.  Është thënë një shprehje jep shpirt por nuk heq dorë. Përsërisin të njëjtën gjë. Kur I sheh të ndarë thua pse janë ndarë? Këta nuk janë të ndryshëm, por janë një. Nëse deri dje ishin bllok kundër meje, tani janë bllok I ndarë në fletë kundër meje dhe fletë që luftojnë me njëra tjetrën për të thënë kush është blloku. Gjithmonë me ultimatum. Nuk do ketë rezultat tjetër në 2025. E vetmja gjë rezultati do të jetë më i thellë në dëm të tyre” tha Rama.  

edi rama

Sondazh

Poll