Art&Argëtim

SHBA/ Shpiket ilaçi kundër depresionit

6 Mars 2019, 15:21 Nga DOSJA
SHBA/ Shpiket ilaçi kundër depresionit

Ilaçi që do të ndryshojë botën, i cili do të hidhet në treg pasi ka marrë miratimin nga Uashington. Ilaçi është në forëm ‘spray’ do të përdoret për pacientët me depresion të vështirë për ta trajtuar. Ilaçi ka në përbërje të tij kimike ketaminë, i cili është përdorur për dekada si një anestezion i fuqishëm për të përgatitur pacientët për ndërhyrjet e ndryshme kirurgjikale.

Administrata e ushqimit dhe drogës e aprovoi ilaçin si një trajtim me veprim të shpejtë për pacientët të cilët nuk kanë gjetur lehtësim me të paktën dy antidepresantë. Deri në 7.4 milionë amerikanë vuajnë nga depresioni rezistent gjë që rrit rrezikun e vetëvrasjes dhe dëmeve të tjera serioze, sipas FDA.

Ky ilaç do të ketë vlerën rreth 590 dhe 885 dollarëve  në varësi të dozës. Nuk ka patur inovacione të mëdha farmaceutike për depresion që nga fillimi i Prozac dhe antidepresantëve të lidhur në fund të viteve 1980. Ato barna funksionojnë serotonin e trurit dhe mund të duhen javë ose muaj për të nisur procesin.

Ketamina dhe versioni i këtij ilaçi të ri funksionojnë ndryshe nga ato droga, duke synuar një kimik të quajtur ‘glutamat’ që mendohet të rivendosë lidhjet e trurit që ndihmojnë në lehtësimin e depresionit. “Kur vepron droga, efekti i saj është pothuajse i menjëhershëm. Kjo shpejtësi është më e madhe për shkak se pacientët me depresion janë shumë të paaftë dhe vuajnë shumë,”-tha Dr. John Mann, studiues në Universitetin e Kolumbisë.

Burimi: Daily Mail 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim ilaci kunder depresionit universitet kolumbise ilaci kunder depresionit universitet kolumbise

Sondazh

Poll