Art&Argëtim

Dy çmime “Nobel” në letërsi këtë vit, Ismail Kadare një nga favoritët

6 Mars 2019, 15:47 Nga DOSJA
Dy çmime “Nobel” në letërsi këtë vit,

Këtë vit do të jepen dy çmime “Nobel” në letërsi. Kjo për arsye se vitin e kaluar nuk dha asnjë “Nobel”, për shkak se Akademia Suedeze u përfshi në një skandal seksual. Një nga anëtarët e Akademisë, Jean-Claude Arnault, u akuzua për ngacmim seksual dhe disa anëtarë të jurisë për çmimin Nobel për Letërsi, dhanë dorëheqje.

Por pas një takimi që u zhvillua, Fondacioni Nobel, njoftoi se Akademia Suedeze synon që të rivendosë besimin dhe këtë vit do të japë dy çmime “Nobel”.

Kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019 do të shpallen gjatë vjeshtës, ndërsa Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, Akademisë Mbretërore të Suedisë, që ta nominojë për çmimin “Nobel” në letërsi.

“Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari,”- u shpreh Akademia e Shkencave teksa rikonfirmoi këtë propozim. Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017 ishte shkrimtarin anglez Kazuo Ishiguro.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture akademia e shkencave te shqiperise akademia suedeze fondacioni nobel ismail kadare nobel per letersi akademia e shkencave te shqiperise akademia suedeze fondacioni nobel ismail kadare nobel per letersi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 15:21

SHBA/ Shpiket ilaçi kundër depresionit

Ilaçi që do të ndryshojë botën, i cili do të hidhet në treg pasi ka marrë miratimin nga Uashington. Ilaçi është në forëm ‘spray’ do të përdoret pë...