Politike

Komisionet hetimore/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD-së: Seancë me përparësi në datë 27 Maj

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se çështja do të diskutohet me përparësi në seancën e datës 27 Maj 2024, ora 10.00.

24 Prill 2024, 15:16 Nga I.A
Komisionet hetimore/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD-së:
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar ditën e sotme kërkesën e bërë nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për shqyrtim me përparësi të antikushtetutshmërisë së ligjit të ri për Komisionet Hetimore. Në vendimin e Kushtetueses thuhet se çështja do të diskutohet me përparësi në seancën e datës 27 Maj 2024, ora 10.00. Po ashtu nw vendimin e Kushtetueses thuhet se afati për paraqitjen e parashtrimeve dhe të çdo materiali tjetër është deri në datën 06.05.2024.

Njoftimi:

Në vijim të komunikimeve, ju bëjmë me dije se në datën 23.04.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesit jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

Pezullimi i ligjit nr. 106/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit”” vendosi pranimin e kërkesë për përshpejtim, dhe zhvillimin e seancës plenare publike në datën 27.05.2024, ora 10:00.

Po në datën 23.04.2024 Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesit për pezullimin e ligjit 106/2023, vendosi që kërkesa për pezullimin e ligjit do të shqyrtohet në seancën plenare publike. Gjithashtu, theksojmë se afati për paraqitjen e parashtrimeve dhe të çdo materiali tjetër është deri në datën 06.05.2024.

Për parashtrimin e pretendimeve në seancë plenare koha në dispozicion është deri në 20 minuta.

Për sa i përket prezencës në seancën plenare publike, ju bëjmë me dije se duhet të jeni prezent 10 minuta para fillimit të seancës plenare.

Ju faleminderit.

Komisionet hetimore/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD-së:
Vendimi

gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll