Aktualitet

Amnistia Penale në burgun e Drenovës/ Sot 55 persona lënë qelinë, 73 përfitojnë ulje dënimi

Përfitues janë të burgosurit burra të cileve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit.

24 Prill 2024, 10:27 Nga r.ll
Amnistia Penale në burgun e Drenovës/ Sot 55 persona lënë
burgu i drenoves

KORÇË- Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, përfitojnë edhe të burgosurit e burgut të Drenovës. Nga 140 të burgosur, 55 prej tyre do të lënë sot qelitë e burgut, ndërsa 73 te tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit.

Përfitues janë të burgosurit burra të cileve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit. Gjithashtu edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç si dhe të burgosurit burra të cilëve deri në daten e hyrjes në fuqi të Amnistisë iu kanë mbetur pa vuajtur deri në 4 vite. Ndërkohë 73 te burgosur do të përfitojne nga ulja e dënimit e cila për të burgosurit burra është 1.5 vite.

Rreth 1100 të dënuar përfitojnë nga ky amnistia penale, ku 700 prej tyre do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia, gjithashtu përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që kanë marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.

ligji per amnistinë penale burgu i drenoves

Sondazh

Poll