Aktualitet

I dënuar me burg për drogë, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte dënuar me burg për akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

24 Prill 2024, 10:19 Nga N.F
I dënuar me burg për drogë, arrestohet 35-vjeçari në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte dënuar me burg për akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mësohet se në pranga është vënë 35-vjeçari me inicialet A. B. Policia më tej në njoftim bën me dije se materialet procedurale kaluan për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/ Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder arrestim droge

Sondazh

Poll