Politike

"I dridhet goja dhe nuk di të lidhë dy fjalë", Meta për Dumanin: Nuk i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit

Meta shtoi se është mësuar të thotë të vërtetën dhe se nuk i druhet arrestimit nga një prokuror që sipas tij është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve.

23 Prill 2024, 18:51 Nga M.B
"I dridhet goja dhe nuk di të lidhë dy fjalë", Meta
Ilir Meta

SHKODËR- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat në Shkodër, ka vijuar me sulmet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. I pyetur nga gazetarët nëse i druhet një arrestimi të mundshëm dhe nëse shfaqjet e tij së fundmi janë një formë presioni ndaj SPAK, Meta tha se nuk i frikësohet një arrestimi nga Dumani të cilin e fyeu sërish duke e cilësuar si prokuror që nuk di të lidhë dy fjalë.

Meta shtoi se është mësuar të thotë të vërtetën dhe se nuk i druhet arrestimit nga një prokuror që sipas tij është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve.

“Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Jam mësuar të them të vërtetën dhe aq më tepër t’i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Ëngjëll Agaçit të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës për shkak të kësaj afere dhe aferave të tjera. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetajn që të mbyllte gojën në nvend që t’i ofronte marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionin e bërë nga shefi i tij.

Dhe aq më tepër të druhet Ilir Meta nga një prokuror që i dridhet goja dhe nuk di të lidhë dy fjalë. Edhe ato ia shkruajnë. Jep alarmin për të bërë deklarata për të mbrojtur një çmenduri që e ka thënë publikisht, në rast se nuk ka qenë sozia e tij që afërmendsh gjykatat vendosin atë që kërkon prokuroria. Kjo ndodhte vetëm në kohën e Kadri Hazbiut”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll