Politike

Komisioni për Shëndetësinë/ Metaj ironizon kryetaren: Nuk jemi në "Albana Vokshi Fun Club"

Metaj shtoi se anëtarët e opozitës mund të duan që komisioni të mbushet vetëm me opinionet e tyre, por komisionet hetimore nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

23 Prill 2024, 14:34 Nga r.ll
Komisioni për Shëndetësinë/ Metaj ironizon kryetaren: Nuk
ilir metaj

TIRANË- Anëtari i mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Ilir Metaj iu drejtua kryetares Albana Vokshi, se janë mbledhjen e komisionit dhe jo në “Albana Vokshi Fun Club”. Metaj shtoi se anëtarët e opozitës mund të duan që komisioni të mbushet vetëm me opinionet e tyre, por komisionet hetimore nuk funksionojnë në këtë mënyrë.

“Për fat të mirë apo të keq jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë dhe jo në Albana Vokshi Fun Club Nuk pranojmë rolin e statistikës në skenarin e shkruar nga ju. Mund të doni që koha e komisionit të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit tuaj të artikuluar por nuk funksionon kështu”, tha ai.

PJESË NGA DEBATI:

Metaj: Jemi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dhe jo në Albana Vokshi Fun Club, kështu që të paktën asnjë nga ne, të anës këtej të tavolinës nuk e pranojmë rolin e statistikës në skenarin e parashkruar nga ju.Keni treguar qartë dhuntinë tuaj për të marrë tezat dhe antitezat e rregullores dhe për të prodhuar një sintezë ku rregullorja, ka vetëm pikat që sugjestionohet nga pëlqimi juaj. Edhe vetë Hegel do t’ju duartrokiste fort. Ju mund të doni që koha e këtij komisioni të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit uaj të artikuluar por nuk funksionoin kështu komisioni hetimor. Do të duhet të mbijetoni me opinionet tona dhe t’i respektoni deri në fund.

Vokshi: Për të respektuar kërkesat tuaja, miratuam rendin e ditës. Ju kujtoj që hetimi fillon me dërgimin e kërkesat e nismëtarit, pastaj pasi merren provat miratohet plani. Plani është për dijeni, jo për miratim plani. Nuk jemi fare në dijeni të këtij plani. Po dezinformojni.

komisioni per shendetesine 23 prill 2024 ilir metaj

Sondazh

Poll