Politike

Përfundon mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, votimi i kërkesave për informacion të enjten

Pas rreth 3 orë mbledhjeje e karakterizuar nga debatet komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve.

23 Prill 2024, 16:27 Nga M.B
Përfundon mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor të
Komisioni

TIRANA- Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar. Pas rreth 3 orë mbledhjeje e karakterizuar nga debatet komisioni nuk arriti të votojë dërgimin e kërkesave për informacion drejtuar institucioneve. Anëtarët e mazhorancës propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës që do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009 dhe ka shtuar se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish-drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

komisioni hetimor per shendetesine

Sondazh

Poll