Art&Argëtim

Veshi një pallto të gjatë sipër fustanit në Grammy, Celine Dion zbulon arsyen pse: Dola ashtu për t'u fshehur...

Dhe tani Celine tregoi pse vendosi të vishte një pallto të verdhë mustardë Valentino mbi fustanin e saj në këtë event.

23 Prill 2024, 15:28 Nga S.B
Veshi një pallto të gjatë sipër fustanit në Grammy,
Celine Dion

SHBA- Këngëtarja e njohur Celine Dion zbuloi arsyen pse vendosi të vishte një pallto ndërsa bëri një paraqitje surprizë në Grammy 2024 në shkurt. Ylli 56-vjeçar, tronditi fansat teksa u shfaq në ceremoni në mes të betejës së saj me sindromën e pashërueshme të personit të ngurtë, në mënyrë që t'i dhuronte Taylor Swift çmimin për albumin e vitit.

Dhe tani Celine tregoi pse vendosi të vishte një pallto të verdhë mustardë Valentino mbi fustanin e saj në këtë event.

“Më bëri të ndihem më mirë për një moment të mbaja këtë pallto, për t'u fshehur pak nga gjërat e vogla që më bënë të ndihem paksa e pasigurtë për shkak të sëmundjes”, tha ajo për Vogue në një seri të fundit Life in Looks. “Ishte shumë emocionuese, por në të njëjtën kohë, një nder i madh.”

Këngëtarja e ‘My Heart Will Go On’ u stilua nga Law Roach për këtë mbrëmje. Ai njihet për punën e tij me yllin e Euphoria, Zendaya.

"Unë po mendoja: Mund të ecësh në skenë me një pallto? Oh po! Mund të bësh çfarë të duash në modë, të kalosh mirë, të veshësh atë pallto, ta zotërosh atë pallto, të shkosh” tha Celine për vendimin e saj.

Paraqitja ishte një nga ato pak publike që ajo ka bërë gjatë viteve të fundit, pasi ajo u diagnostikua me çrregullimin e rrallë neurologjik sindromi i personit të ngurtë (SPS) në 2022.  Teksa doli në skenë, ajo shoqërohej nga djali i saj René-Charles Angélil.

celine dion grammy

Sondazh

Poll