Art&Argëtim

"Më dukej e neveritshme"/ Iu desh të puthte 10 aktorë të ndryshëm gjatë audicioneve, Anne Hathaway tregon momentin e sikletshëm

Aktorja fituese e çmimit Oscar foli për karrierën e saj të hershme dhe se si ndjeu nevojën për të rënë dakord me praktika të dyshimta.

23 Prill 2024, 14:11 Nga S.B
"Më dukej e neveritshme"/ Iu desh të puthte 10 aktorë
Anne Hathaway

SHBA- Aktorja Anne Hathaway kujtoi në një intervistë së fundmi, se i është dashur të puthte 10 burra të ndryshëm gjatë audicioneve në fillim të viteve 2000. Në një intervistë të re me ‘V Magazine’, aktorja fituese e çmimit Oscar foli për karrierën e saj të hershme dhe se si ndjeu nevojën për të rënë dakord me praktika të dyshimta.

Konkretisht, aktorja 41-vjeçare tha: Në vitet 2000 konsiderohej normale t’i kërkoje një aktori të puthte aktorë të tjerë për të testuar kiminë, që në fakt është mënyra më e keqe për ta bërë këtë.

Ajo shtoi: "Ata thanë: Ne kemi 10 djem që vijnë sot dhe ju jeni në kast. A nuk je e emocionuar t'i puthësh të gjithë?" Dhe mendova: "A ka diçka që nuk shkon me mua?", sepse nuk isha e emocionuar. Më dukej e neveritshme”.

Aktorja, e cila nuk përmendi asnjë film apo aktor me emër, vuri në dukje se kështu funksiononin gjërat në atë kohë.

"Nuk ishte një lojë pushteti, askush nuk po përpiqej të ishte i keq apo të më lëndonte," tha ajo. "Ishte thjesht një kohë shumë e ndryshme dhe tani ne e dimë më mirë."

anne hathaway puthje filma shba vitet 2000

Sondazh

Poll