Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

23 Prill 2024, 07:09 Nga N.F
Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e Martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mesditës Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshëm me intensitet mesatar në formë shtrëngata shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, në relievet malore mbi 800-1000m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie. Më pas në ditët në vijim, moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh si dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Pritet rritje graduale e temperaturave.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll