Aktualitet

Aksident në Fier, drejtuesi i dehur përfundon në kanal

Mësohet se drejtuesi ishte në gjendje të dehur dhe si pasojë mjeti tip “Mercedes Benz” ka përfunduar në kanal. 

22 Prill 2024, 22:34 Nga E. D
Aksident në Fier, drejtuesi i dehur përfundon në kanal
pamje nga vendngjarja

FIER- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se drejtuesi ishte në gjendje të dehur dhe si pasojë mjeti tip “Mercedes Benz” ka përfunduar në kanal. 

Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga makina dhe më pas transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu po punohet edhe për nxjerrjen e mjetit të tij nga vendi i ngjarjes.

aksident në fier

Sondazh

Poll