Aktualitet

E vetme dhe me probleme shëndetësore, e moshuara bllokohet në banesë, shërbimi zjarrfikës e shpëton

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Apollonia, ndërkohë që ka qenë vetë e moshuara që ka lajmëruar fqinjët.

22 Prill 2024, 21:19 Nga E. D
E vetme dhe me probleme shëndetësore, e moshuara bllokohet në
foto nga vendngjarja

FIER- Një e moshuar ka mbetur e bllokuar brenda banesës së saj ditën e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Apollonia, ndërkohë që ka qenë vetë e moshuara që ka lajmëruar fqinjët.

Duke thirrur për ndihmë, fqinjët e të moshuarës kanë dëgjuar dhe kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës, duke qenë se as vetë nuk arritën që ta hapnin derën. Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur hapjen e derës, pasi arritën në vendngjarje. Ndërkohë që dyshohet se e moshuara jetonte vetëm dhe se vuan nga probleme shëndetësore.

forcat zjarrfikëse të fierit

Sondazh

Poll