Aktualitet

Kërkohej nga policia franceze dhe itraliane, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Gjermani

I riu shqiptar figuronte në kërkimin policor nga Franca dhe Italia.

22 Prill 2024, 22:25 Nga E. D
Kërkohej nga policia franceze dhe itraliane, arrestohet 25-vjeçari
foto ilustruese

GJERMANI- Një 25 vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Stacionin Qendror të Erfurt në Gjermani. I riu shqiptar figuronte në kërkimin policor nga Franca dhe Italia.

Francezët e kërkonin atë sepse ndaj tij ishte lëshuar një vendim kthimi si pasojë e shkeljeve të ligjit të qëndrimit. Shqiptari kërkohej edhe nga autoritetet italiane pasi akuzohej për krime të lidhura me drogën. Personi u arrestua sipas Aktit të Ndihmës Ligjore Ndërkombëtare në Çështjet Penale, IRG.

Duke qenë se personi ruhet në sistemet e informacionit me të dhëna të ndryshme personale dhe dje kishte me vete disa dokumente, hapi i parë ishte përcaktimi i identitetit të personit që kërkohej pa asnjë dyshim, gjë që u arrit me përfshirjen e Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe institucionet italiane. 

25-vjeçari shqiptar e ka kaluar natën në paraburgimin e policisë federale. I arrestuari është paraqitur sot pasdite në Gjykatën e Turingut. Heqja e lirisë u konfirmua nga gjyqtari dhe më pas shqiptari u dërgua në burgun Goldlauter, ku tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

 

 

policia gjermane

Sondazh

Poll