22 Prill 2024, 21:54
Nga I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për dokumentarin e shfaqur në televizionin Rai 3 në Itali, lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët dhe aludimin për lidhjet e krimit me pushtetin. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha ka shpjeguar lidhjen që gazetari italian ka bërë mes gjeneralit Lisi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit Ëngjëll Agaçi dhe një toke në Shqipëri që i është dhuruar gjeneralit.
"Kjo është histori e diskutuar gjatë. Kush e bëri interesante? Historia doli në momentin kur Shqipëria kishte kaluar valën e kanabizimit në 2016. Për çfarë bëhet fjalë? Giorgio Mottola, gazetari, i ka marrë këto element dhe i ka vendosur në kronologji. Gjenerali Italian, Fabrizio Lisi, emri i tij u denoncua nga Dritan Zagani, në kohën kur Zagani ishte shef i anti-drogës dhe ka bashkëpunuar me partnerët italianë. Ky ka qenë shef i zyrës së Interpolit të Romës. Më vonë, ka qenë drejtues i misionit Interforce. Ka qenë misioni që sjell avionët. Në atë moment gjeneral Lisi u bë shumë i rëndësishëm, ishte njeriu që monitoronte Shqipërinë nga ajri.
U mbajt ajo konferenca në Pallatin e Kongreseve ku ishte ambasadori amerikan, përfaqësuesi i Guardia di Finanza, deklaron se kemi zbuluar 40 hektarë me kanabis dhe është asgjësuar 99.2% e sipërfaqes, gjë që nuk ishte fare e vërtetë. Ndërlidhja bëhet e tillë, gjeneral Lisi monitoronte nga ajri për kanabis dhe për të blerë heshtjen e tij, ndërhyn Agaçi që kishte lidhje me të dhe ka ndërmjetësuar për t’i dhuruar gjeneralit, fondacionit të tij, një sipërfaqje toke. Në intervistën që jep edhe në emision për Rai, gjenerali thotë e mora tokën, mu dhurua, sepse negocioi Sekretari i Përgjithshëm zoti Agaci, njeri i besuar i kryeministrit.
30 mijë metra në bregdet, për fondacionin, që nuk paguan as taksa. Kjo toka sipas dokumentarit, i përkiste Artur Shehut. Është personazh i njohur në 97’, njeriu që u përplas me Zani Caushin. Artur Shehu është shtetas shqiptar që ka mbi 20 vite që jeton në SHBA. Në dokumentar dolën vetëm deklarimet e gjeneralit dhe akti notarial i dhurimit. Kjo toka ka qenë në emër të një personazhi, një Pëllumb Petriti. Në Shqipëri duhet të kishte një hetim, kjo prona, e kujt është nga është burimi, si është bërë dhe si i lindi në zemër t’ja dhurojë gjeneralit. Qëllimi i gazetarit ka qenë për të dëshmuar që ky partneri i marrëveshjes është i pabesueshëm për ne. Për këtë histori nuk ka patur kurrë një hetim serioz. Nëse ka një agjenci të informuar është misioni i Interforce, që ndjek dhe gjurmon vetë", tha Hoxha.
artan hoxha
Aktualitet
22 Prill 2024, 21:48
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me dokumentarin e publikuar në televizionin italian Rai 3, ku flitej për marrë...
Aktualitet
22 Prill 2024, 21:19
E. D
foto nga vendngjarja
FIER- Një e moshuar ka mbetur e bllokuar brenda banesës së saj ditën e sotme në Fier. Ngjarja e rën...
Aktualitet
22 Prill 2024, 21:14
I.A
Mira Murati
TIRANË- Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin e akademikëve të rinj që do të jen&eum...
Aktualitet
22 Prill 2024, 19:57
E. D
foto nga vendngjarja
SPANJË- Garda Civile ka arrestuar 5 persona, mes tyre edhe kreu i organizatës, ndërsa 2 të tjerë po hetohen p...
Aktualitet
22 Prill 2024, 19:11
I.A
Dubai
DUBAI- Dubai është qyteti më popullor i Emirateve të Bashkuara Arabe, i pozicionuar në juglindje të Gjirit Persik. Por...
Aktualitet
22 Prill 2024, 17:45
E. D
foto nga vendngjarja
SPANJË- Një 44-vjeçar shqiptar i cili kultivonte marijuanë në La Coruña, është arrestuar ...
Aktualitet
22 Prill 2024, 17:21
S.B
Arben Llangozi
SARANDË- Policia e Sarandës njoftoi ditën e djeshme arrestimin e një 35-vjeçari duke publikuar edhe një...
Aktualitet
22 Prill 2024, 17:13
E. D
pamje nga aksidenti
ITALI- Një 25-vjecar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti me kamion. Pak pas orës ...
Aktualitet
22 Prill 2024, 15:35
I.A
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për gjyshen Bahrije Gjini, e cila rrë...
Aktualitet
22 Prill 2024, 14:12
r.ll
foto ilustruese
HIMARË- Mëngjesin e sotëm në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një 60-...