Sport

Inzaghi: "E dominuam këtë kampionat, është e drejtë të festojmë!”

"Ka shumë protagonistë të kësaj fitoreje: lojtarët e mi në radhë të parë, pastaj klubi dhe presidenti ynë që ka qenë gjithmonë i rëndësishëm dhe i pranishëm".

23 Prill 2024, 01:03 Nga DOSJA
Inzaghi: "E dominuam këtë kampionat, është e

ITALI - Pas fitores së kampionatit në derbi, Simone Inzaghi është çmendur nga gëzimi dhe shijon triumfin duke bërë homazhe për lojtarët e tij. "Është një ndjenjë e mrekullueshme, ne kemi bërë diçka të pabesueshme dhe është e drejtë ta ndajmë me shumë njerëz - shpjegoi trajneri i kampionëve italianë - ka shumë protagonistë të kësaj fitoreje, lojtarët e mi në radhë të parë, pastaj klubi dhe tifozët tanë, pa harruar këtu presidentin që ishte gjithmonë i rëndësishëm dhe i pranishëm”.

Më pas trajneri zikaltër vazhdoi: "Një mendim shkon edhe tek familja ime. Ndonjëherë nuk mund ta lë punën jashtë shtëpisë dhe ato ishin thelbësore për mua", shtoi ai. “Tani kemi një sezon për të përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për ta nderuar – përfundoi ai –. Ne e dominuam kampionatin, me meritë dhe tani është e drejtë ta shijojmë sepse kemi punuar shumë për ta fituar ”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll