Sport

Sampdoria e Pirlos drekoi në një restorant peshku para Spezias, por diçka shkoi keq: Të gjithë u ‘helmuan’ dhe vraponin në WC!...

Derbi me Spezian u mbyll në barazim pa gola

22 Prill 2024, 19:11 Nga DOSJA

Sampdoria e Pirlos drekoi në një restorant peshku para Spezias, por

ITALI - Sampdoria u prek nga helmimi me ushqim, para derbit të fundjavës kundër Spezias (0-0) në Serinë B italiane. Sipas gazetës 'Il Secolo XIX' ekipi ka drekuar në një restorant lokal të specializuar në gatimet e peshkut, por diçka shkoi shumë keq.

Trajneri i ‘Samp’, Andrea Pirlo, pranoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes, se disa pjesëtarë të ekipit të tij teknik, si dhe shumë lojtarë, vuanin nga probleme të rënda me stomakun.

Mbrojtësi i djathtë Fabio Depaoli ishte një nga më të prekurit. Lojtari që duhej të luante ishte në pankinë dhe gazeta shkruan se atij i duhej të vraponte në tualet gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Të tjerë lojtarë të Pirlos nuk kanë mundur as të shkojnë në stadium, si Gerard Yepes, Daniele Ghilardi, Antonio Barreca dhe Andrea Conti. 'Il Secolo XIX' thotë se ekipi vuante nga dizenteria, një sëmundje e zorrëve e shkaktuar nga bakteret në ushqim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2024, 18:20

"Florian Wirtz është i paçmuar"…

Florian Wirtz feston një gol me Jonathan Tah, Granit Xhaka dhe Victor Boniface GJERMANI - Bayer Leverkusen vazhdon sezonin e ëndrrave, ...