Sport

Zhang feston yllin e tij: "Uau, 20. Çfarë numri!"

Presidenti zikaltër shkruan në rrjetet e tij sociale: "Një ditë historike për të gjithë familjen e madhe të zikaltërve."

23 Prill 2024, 00:42 Nga DOSJA
Zhang feston yllin e tij: "Uau, 20. Çfarë numri!"

ITALI - Steven Zhang feston nga larg, në rrjetet sociale, Scudetton e tij të dytë si president i Interit dhe yllin e tij të parë, të merituar: "Uau, 20. Çfarë numri! 20 Scudetto. 116 vjet dhe tani më në fund jemi këtu. Sot është një ditë dita e veçantë, një ditë historike për të gjithë familjen e madhe zikaltër, dita në të cilën zemrat tona janë plot gëzim, sepse Interi ka arritur një qëllim që vetëm pak mund ta aspirojnë, sot të gjithë tifozët e Interit në botë festojnë arritjen e “Yllit të Dytë” në fanellë, një shenjë e pabesueshme që kemi bërë histori së bashku”.

Dhe më pas ai shton: "Jemi përballur me sfida të panumërta, mes sukseseve dhe momenteve të vështirësisë, derisa arritëm lavdinë më të madhe, e cila na shpërblen për të gjitha përpjekjet tona. Synimi ynë ka qenë gjithmonë i njëjti, të rikthehemi në krye në Itali dhe Evropë së bashku. E arritëm dhe sot festojmë skudeton e njëzetë në historinë tonë, yllin e dytë që do ta mbajmë në gjoks tani e tutje në fanellën tonë.”
 
Kur Armando Picchi fitoi skudeton e dhjetë të zikaltërvenë vitin 1966, kishin kaluar 58 vjet nga nata e themelimit të Interit, nga viti i largët 1908. Një udhëtim i gjatë që edhe ne tashmë e arritëm përsëri 58 vjet më vonë, në vitin 2024. Një legjendë që kalon nga Giuseppe Meazza tek Interi i madh i Herrerës dhe tregon historinë e Interit të rekordeve dhe lavdisë së familjes sonë.

Këto janë fjalët pas suksesit që zikaltrit arritën në “San Siro” pesë javë përpara fundit të kampionatit dhe në ndeshjen e madhe të derbit të Milanos, përballë Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2024, 18:20

"Florian Wirtz është i paçmuar"…

Florian Wirtz feston një gol me Jonathan Tah, Granit Xhaka dhe Victor Boniface GJERMANI - Bayer Leverkusen vazhdon sezonin e ëndrrave, ...