Sport

Për Alan Shearer, trajner holandez Erik ten Hag ka ikur nga Manchester United…

Ish-sulmuesi thotë se holandezi do të shkarkohet edhe nëse fiton FA Cup

22 Prill 2024, 20:25 Nga DOSJA

Për Alan Shearer, trajner holandez Erik ten Hag ka ikur nga Manchester

ANGLI - Alan Shearer nuk ka dyshim se Erik ten Hag do të shkarkohet në fund të sezonit, edhe nëse Manchester United fiton finalen e FA Cup. Ish-sulmuesi anglez, tani një komentator televiziv, beson se Jim Ratcliffe, një nga pronarët e klubit, dhe drejtuesit e tij, e kanë marrë tashmë vendimin. 

"Unë mendoj se e ardhmja e trajnerit të Manchester United është e vendosur. Edhe nëse ata fitojnë FA Cup, besoj se ai do të largohet",- tha Shearer në podkastin 'Rest Is Football', ku morën pjesë edhe Gary Lineker dhe Micah Richards.

Manchester United u kualifikua në finalen e FA Cup, pasi eliminoi Coventry me penallti. “Djajtë e Kuq” kryesuan ndeshjen 3-0, por në fund të ndeshjes, barazuan 3-3.

"Unë nuk mendoj se FA Cup do të ketë ndonjë ndikim në të ardhmen e tij. Mund të duket e trishtueshme ose e gabuar, por fitimi i këtij kompeticioni nuk do të mjaftojë për të. Kur shikoni lojtarët, qëndrimin e tyre, vendin e tyre në Premier League, të gjitha këto gjëra, ku janë dhe ku duan të shkojnë... Ten Hag tashmë ka është larguar." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2024, 18:20

"Florian Wirtz është i paçmuar"…

Florian Wirtz feston një gol me Jonathan Tah, Granit Xhaka dhe Victor Boniface GJERMANI - Bayer Leverkusen vazhdon sezonin e ëndrrave, ...