Sport

Ronald de Boer: “Tani e kuptoj pse Pep Guardiola nuk e donte Joao Cancelon”...

Ish-lojtari i Barcelonës ka vënë në shënjestër mbrojtësin portugez, pas ndeshjes me Real Madridin

22 Prill 2024, 20:06 Nga DOSJA

Ronald de Boer: “Tani e kuptoj pse Pep Guardiola nuk e donte Joao

HOLANDE - Real Madridi mundi Barcelonën me rezultat 3-2 këtë të dielë në një ndeshje që u shënua nga polemika me arbitrin, por edhe nga gabimet e mbrojtjes së ‘Blaugranëve’.

João Cancelo ishte më i synuari nga fansat, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre në rrjetet sociale. Ronald de Boer, një ish-lojtar që përfaqësoi katalanasit për dy sezone (midis 1998 dhe 2000), ishte gjithashtu kritik ndaj ndërkombëtarit portugez.

"Tani e kuptoj pse Guardiola nuk e donte Cancelon. Ai luan futbollin e tij dhe mendon se futbolli është vetëm në momentin, që ti e ke topin. Ai është një mbrojtës i mallkuar,"- tha Ronald de Boer në kanalin holandez ‘Ziggo Sport’, cituar nga gazeta 'Sport'.

Marco van Basten, ish-sulmuesi holandez, gjithashtu kritikoi mbrojtësin portugez: “Është çmenduri që ai ende po përsërit të njëjtat gabime edhe në moshën 29-vjeçare”.

Kujtojmë se João Cancelo është i huazuar nga Manchester City te Barcelona deri në fund të këtij sezoni dhe se, pas ndeshjes kundër PSG-së, në Champions League, ai tashmë ishte kritikuar ashpër se kishte kryer një penallti ndaj Dembélé, për të cilën madje edhe kishte marrë kërcënime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Prill 2024, 18:20

"Florian Wirtz është i paçmuar"…

Florian Wirtz feston një gol me Jonathan Tah, Granit Xhaka dhe Victor Boniface GJERMANI - Bayer Leverkusen vazhdon sezonin e ëndrrave, ...